Ayhan Şimşek
05 qershor 2026•Përditësim: 05 qershor 2026
Gjermania dënoi të enjten një sulm ndaj një pozicioni paqeruajtës të OKB-së në jug të Libanit që vrau një paqeruajtës dhe plagosi dy të tjerë, duke e quajtur çdo shënjestrim të trupave ndërkombëtare "të papranueshme", transmeton Anadolu.
"Dënojmë fuqishëm sulmin e djeshëm kundër një pozicioni të UNIFIL-it pranë qytetit Marjayoun në Liban, që mori jetën e një paqeruajtësi dhe plagosi dy të tjerë”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë të postuar në mediat sociale.
"Sulmet kundër helmetave blu janë të papranueshme. Siguria e tyre duhet të garantohen nga të gjithë aktorët, në çdo kohë", shtoi ministria.
Zyrtarët libanezë e identifikuan paqeruajtësin e vdekur si Sgt. Millovan Jovanoviq, 37-vjeç, nga Serbia. Ndërsa dy ushtarët e plagosur ishin nga El Salvadori dhe Spanja.
Ministria tha se mirëpret shprehjet e angazhimit nga qeveria izraelite dhe libaneze për zbatimin e armëpushimit. "Hezbollahu duhet të ndalojë sulmet e tij të pamatura ndaj Izraelit, në mënyrë që të mund t'i jepet fund luftimeve në Liban", tha ministria.
Libani dhe Izraeli ranë dakord të mërkurën për të rinovuar armëpushimin e tyre të brishtë dhe për të krijuar "zona pilot" duke e vendosur ushtrinë libaneze nën kontroll territorial ekskluziv, me të gjithë aktorët joshtetërorë të përjashtuar.
Marrëveshja u bë e ditur në një deklaratë të përbashkët pas një raundi të katërt të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja të mbajtura në Departamentin e Shtetit.
Bisedimet e sponsorizuara nga SHBA-ja pasuan sulme izraelite pothuajse ditore në Liban, të cilat kanë vrarë rreth 3.500 njerëz që nga 2 marsi, pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 17 prill dhe më vonë u zgjat deri në fillim të korrikut.