Fatjon Cuka
05 qershor 2026•Përditësim: 05 qershor 2026
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie shumë të mira fqinjësore, transmeton Anadolu.
Në rrjetet sociale, Begaj ka bërë të ditur se sot ka pranuar letrat kredenciale të Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Vele Tërpevski.
"Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie shumë të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi, të cilat do të vazhdojmë t'i forcojmë në interes të qytetarëve tanë, stabilitetit rajonal dhe perspektivës sonë të përbashkët evropiane", ka shkruar Begaj.
Duke theksuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë një faktor shtetndërtues dhe garantues i stabilitetit, demokracisë dhe orientimit euroatlantik të vendit, Begaj ka deklaruar se "Ata (shqiptarët) mbeten ura më e fortë e miqësisë, bashkëpunimit dhe lidhjeve natyrore midis dy vendeve tona".